Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hapi konkurs me lekë për të mbledhur vota, Adriana Kalaja: Unë jam si Elon Musk…
Dhënia apo pranimi i parave në favor të kandidatëve për deputet është e ndaluar rrëptësisht me ligj. Por Partia Demokratike ka dalë hapur në këtë fushatë, dhe ofron para publikisht. Kandidatja e koalicionit të Shqipërisë Madhështore, njëkohësisht edhe avokate e PD, Adriana Kalaja ofron për mbështetësit e saj deri në 1 mije euro shperblim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo paralajmëron shpërblimet, një ditë para zgjedhjeve. Në një prononcim për Abc News, ajo thotë se nuk ka ligj që e ndalon. “Jo, nuk është e ndaluar. S’ka ligj. Le ta marrin si të duan. Unë jam në rregull me ligjin.” Ajo pretendon se me këtë truk, po kopjon miliarderin Elon Musk në Shba. Por ky i fundit nuk ishte kandidat, por donator...