Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!
Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) kanë hapur zyrtarisht thirrjen për Programin Kombëtar të Financimit të Studimeve të Doktoraturës 2026. Ky program synon të forcojë kërkimin shkencor në vend dhe të mbështetë financiarisht studentët e ciklit të tretë të studimeve. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se fondet dhe mbështetja për doktorantët këtë vit janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Vëmendje e veçantë po i kushtohet fushave të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), si dhe kërkimit me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë dhe politikave publike. Struktura e programit, biografi akademike dhe kërkim industrial Sipas udhëzimeve zyrtare, programi zbatohet mbi parimin “Një thirrje – dy kategori – një standard kombëtar”, duke garantuar procedura...
Burimi:
javanews.al