Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar
Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar u rikthye sot në Tiranë, pas 14 vitesh mungesë, në edicionin e tij të 14-të, duke sjellë në vëmendje krijimtarinë kinematografike shqiptare, autorët, aktorët dhe veprat e realizuara ndër vite. Festivali çeli siparin me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku u mblodhën artistë, kineastë dhe personalitete të artit e kulturës shqiptare dhe të huaj. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në përshëndetjen e tij, vlerësoi rëndësinë e rikthimit të festivalit dhe të kinemasë shqiptare si një hapësirë krijimtarie, bashkëpunimi dhe promovimi të kulturës. “Në fokus të politikave tona të mbështetjes është industria kreative dhe veçamërisht ajo artistike e filmit për ta kthyer atë në trashëgimi kuptiplotë. Ne po punojmë që jo vetëm...
Burimi:
kultplus.com