Hapet dera për të rinjtë? Lamallari: do të ndryshojmë kriteret për zjarrfikësit
Përvoja e të rinjve shqiptarë që shërbejnë si zjarrfikës në vendet e Bashkimit Europian pritet të përdoret në procesin e reformimit dhe modernizimit të shërbimit zjarrfikës në Shqipëri. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me profesionistë shqiptarë që prej vitesh punojnë në strukturat zjarrfikëse në Finlandë dhe Gjermani, si dhe me të rinj të interesuar për t’iu bashkuar këtij profesioni. Në fokus të diskutimeve ishte rishikimi i kuadrit ligjor që rregullon shërbimin zjarrfikës, me synim forcimin e kapaciteteve dhe krijimin e një sistemi më efektiv në parandalimin dhe përballimin e zjarreve. Lamallari deklaroi se puna për ndryshimin e bazës ligjore ka nisur dhe se procesi do të përfshijë edhe kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës. Sipas tij, synimi është...
Burimi:
ntv.al