Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hapen kutitë e para në Tepelenë e Memaliaj, kryeson bindshëm PS
👁10898
Në Tepelenë është hapur kutia e parë. Partia Socialiste ka marrë 100 vota me një diferencë të thellë nga rivalët e Partisë Demokratike që kanë marrë vetëm 24 vota. Sakaq, 2 vota shkojnë për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorrit dhe 3 për PSD e Tom Doshit. Procesi i numërimit ka nisur edhe në bashkinë e Memaliajt. Në dy kutitë e para që janë numëruar rezulton se PS ka marrë 262 vota, ndërsa PD 102 vota.