Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, 9 masat mbështetëse

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, 9 masat mbështetëse

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor  hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, njoftoi në rrjetet e saj sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.“Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën.Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025...