Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Hamit Skenderi – Zasella, për inat të zyrtares serbe, mbiemrin e ndërron në Skenderi për nderë të heroit kombëtar Skënderbeut
HAMIT SKENDERI – ZASELLA, ATDHETAR I DEVOTSHËM DHE ARISMDASHËS I MADH Hamit Skenderi, i njohur më shumë si Hamit Zasella, është një figurë emblematike, jo vetëm e fshatit Zasellë, por edhe e Mitrovicës dhe më gjerë. Veprimtaria e tij atdhetare dhe ajo për përhapjen e arsimit, alfabetit dhe librit shqip, pothuaj gjatë gjith shekullit XX, kishte kapërcyer kufijtë e katundit të tij të vogël dhe të komunës së Mitrovicës. U lind më 1896 në Zasellë dhe vdiq më 1978 në Mitrovicë. Kishtë lënë amanet ta varrosin në vendlindje. Varrimi I tij u bë me nderime të larta. Janë tri fshua për të cilat Hamit Zasella ka shpenzuar jetën e tij. E para: Atdhetarizmi. Të punosh për kombin dhe vendin tënd, sipas tij, ishte qëllimi kryesor...