Hamilton ngre sërish zërin ndaj Leclerc: Mjaft luftuam mes nesh, të mendojmë për të mirën e Ferrari
Te Ferrari ka ende konfuzion pas garës së fundit në Meksikë dhe polemikave mes pilotëve të saj, të nisur nga incidenti në startin e garës. Lewis Hamilton, e kishte kritikuar Charles Leclerc, pas garës, duke vënë në dukje: “Ai është 28 vjeç, ndaj nuk mendoj se është çështje moshe, por mentaliteti”. Sot, britaniku e ka trajtuar sërish tensionin e brendshëm me shokun e tij të skuadrës përmes rrjeteve sociale. Në Instagram, shtatë herë kampioni i botës ka rikthyer vëmendjen te Ferrari, por pa e përmendur shprehimisht Leclerc. Ai tha se kontakti në pistë shkatërroi shanset e “kokëkuqes” për fitore në Meksikë dhe se duele të tilla nuk duhet të ndodhin në kurriz të përpjekjes kolektive të skuadrës. Hamilton e përshkroi përfundimin e fundjavës si jashtëzakonisht...
Burimi:
telesport.al