Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hamasi refuzon të çarmatoset: Nuk do të ndodhë derisa të krijohet shteti palestinez
Hamasi ritheksoi se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet sovran palestinez, duke ju përgjigjur kështu një prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet për një armëpushim në Gaza. Grupi i armatosur palestinez tha se po i përgjigjej deklaratave të të dërguarit të Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, se Hamasi kishte “shprehur gatishmërinë” për të dorëzuar armët. Izraeli e konsideron çarmatosjen e Hamasit si një nga disa kushtet kryesore për çdo marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit. Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ngecën...