Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hamasi reagon pas deklaratave të Netanyahut për pushtimin e Gazës: Do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
Hamasi dënoi sot deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli synon ta ketë të gjithë Rripin e Gazës nën kontroll ushtarak, duke theksuar se plani përbën një “grusht shteti” në mes të negociatave që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Në një deklaratë të lëshuar nga udhëheqja e lëvizjes palestineze, thuhet, ndër të tjera, se planet e Netanyahut për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza tregojnë se qëllimi i tij është të sakrifikojë pengjet izraelite në shërbim të interesave të tij personale. Top Channel