Hamasi: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez të pavarur me Jeruzalemin kryeqytet

Hamasi: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez të pavarur me Jeruzalemin kryeqytet

Nuk ka asnjë marrëveshje të afërt mes Hamasit dhe Izraelit – raportojnë mediat izraelite, duke cituar burime të njohura me çështjen, të cilat theksojnë se për momentin çdo zhvillim duket jorealist. Në sfondin e ngërçit të negociatave për lirimin e pengjeve, një prej burimeve ka deklaruar:  “Si kusht themelor për t’u rikthyer në negociata, Hamasi kërkon që të lejohen 600 kamionë ndihma në ditë – më shumë sesa do të kishte marrë edhe në një marrëveshje të pjesshme.” “Shanset për një marrëveshje të plotë janë të pakta,” shtoi burimi, duke lënë megjithatë të hapur mundësinë për një rikthim në tryezën...