Hamasi: Netanyahu po sakrifikon pengjet për t’i shërbyer interesave të tij personale

Hamasi: Netanyahu po sakrifikon pengjet për t’i shërbyer interesave të tij personale

Hamasi ka reaguar, lidhur me planin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës dhe për t’ia dorëzuar forcave arabe për qeverisje. Në një deklaratë të lëshuar nga udhëheqja e lëvizjes palestineze, thuhet se planet e Netanyahut për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza tregojnë se qëllimi i tij është të sakrifikojë pengjet izraelite në shërbim të interesave të tij personale. Në një deklaratë të enjten, grupi militant akuzoi kryeministrin izraelit për përmbysjen flagrante të procesit të negociatave pasi ai tha se Izraeli synon të marrë kontrollin ushtarak të Gazës. “Deklaratat e Netanyahut përfaqësojnë një përmbysje të hapur të procesit të negociatave dhe zbulojnë qartë motivet e vërteta pas tërheqjes së tij nga raundi i fundit, pavarësisht afërsisë sonë me arritjen e një...