Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hamasi i përgjigjet Trumpit: Nuk dorëzojmë armët derisa të përfundojë okupimi izraelit
Organizatat militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi deklaruan sot se rezistenca nuk do të ndalet derisa të përfundojë “okupimi” dhe të krijohet një shtet i pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet, duke reaguar ndaj të ashtuquajturës “Deklarata e New Yorkut”, e cila i bën thirrje grupit të dorëzojë armët. “Deklarata e New Yorkut”, e përgatitur nga Franca dhe Arabia Saudite, bashkëkryesuese të konferencës, dhe e mbështetur nga 15 vende të tjera (përfshirë Brazilin, Kanadanë, Turqinë, Jordaninë, Katarin, Egjiptin dhe Britaninë e Madhe), si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe, bën thirrje për ndërprerjen e luftës në Gazë...