Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hamasi: Gati t’i dorëzojmë armët vetëm nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ndërsa Hamasi ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të palëkundur sa i përket dorëzimit të armëve. Në një deklaratë, organizata tha se “do t’i lëshojë armët vetëm nëse rivendosen të drejtat kombëtare themelore, siç është krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet”. Negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit që synonin zbatimin e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve përfunduan javën e kaluar pa asnjë rezultat. Hamasi gjithashtu “dënoi” veprimin e të dërguarit special të SHBA-së,...