Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hamasi dorëzon propozimin e tij për armëpushimin në Gaza, Izraeli tërheq delegacionin për konsultime
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ekipi që po merr pjesë në negociatat për armëpushimin në Rripin e Gazës do të rikthehet në Izrael për konsultime, një ditë pasi Hamasi dorëzoi propozimin e tij ndërmjetësuesve. Një burim i afërt me organizatën palestineze tha sot për agjencinë Reuters se ende ekziston shpresë për të arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavë, por do të duhen disa ditë për shkak të asaj që e quajti ‘vonesë’ nga ana e Izraelit. Sipas këtij burimi, përgjigjja e Hamasit ndaj propozimit të fundit për armëpushim përfshin një kusht që synon të parandalojë Izraelin nga...