Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazën e pasluftës

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazën e pasluftës

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi militant - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera - la të kuptohej se është i hapur për një marrëveshje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se “nuk do të ketë Hamas” në Gazën e pasluftës. Asnjëra palë nuk tha troç se e pranon propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump. Hamas këmbënguli në qëndrimin e vet të kahershëm se çdo marrëveshje duhet të sjellë përfundimin e luftës në Gazë. Trump tha...
Burimi: Syri.net