Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hamas shprehet i hapur për armëpushim! Netanyahu: Ky grup s’ka vend në Gazën e pasluftës
Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi militant, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera – la të kuptohej se është i hapur për një marrëveshje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se “nuk do të ketë Hamas” në Gazën e pasluftës. Asnjëra palë nuk tha troç se e pranon propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump. Hamas këmbënguli në qëndrimin e vet të kahershëm se çdo marrëveshje duhet të sjellë përfundimin e luftës në Gazë. Trump tha të...