Halil Patrona, shqiptari 43 vjeçar që nxiti revoltën e Kostandinopojës më 1730 dhe rrëzoi nga froni sulltanin Ahmet III

Halil Patrona, shqiptari 43 vjeçar që nxiti revoltën e Kostandinopojës më 1730 dhe rrëzoi nga froni sulltanin Ahmet III

Portret i Halil Patronës nga Jean-Baptiste Van Mour Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Prill 2020 Në faqen n°395 të veprës “Biographie universelle, ou Dictionnaire historique des hommes qui se sont fait un nom par leur génie, leurs talents, leurs erreurs ou leurs crimes… – Biografia universale, ose Fjalori historik i njerëzve që janë bërë të njohur falë gjenisë, talentit, gabimeve ose krimeve të tyre…”, gjejmë një rrëfim për shqiptarin Halil Patrona, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : PATRONA-KHALIL Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France Me kombësi shqiptare, fillimisht një marinar (levanti) në galerën (anijen) “La Patrona”, nga e cila mori emrin e tij, ai ishte 43 vjeç kur nxiti revoltën e famshme të Kostandinopojës në 1730 (28...