Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku
Një luftë e ashpër brenda llojit po zhvillohet për “frenat” e Bashkisë së Tiranës. Arrestimi dhe burgosja e kryetarit Erion Veliaj ka sjellë një valë lëvizjesh dhe influencash në bashkinë më të madhe të vendit. Situata është tepër e nderë, ku çdokush po mundohet të tregojë forcën. Besimi që i dha kryeministri Edi Rama zv.kryetares Anuela Ristani e ngritën pak në peshë, por “hienat” dhe njerëz të tjerë të fuqishëm brenda mazhorancës kanë filluar që t’a godasin nga të gjitha anët. Fillimisht iu anatemua bashkëshorti që punon në Presidencë dhe më pas pati një valë sulmesh ndaj Ristanit që drejton...