Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hakimi ra pre e një kurthi? Vijojnë hetimet rreth marokenit, Mbappe i del në mbrojtje ish-shokut të skuadrës: I respektonte vajzat dhe kur pinte
Një çështje e ndjeshme ligjore që përfshin futbollistin maroken Achraf Hakimi është rikthyer sërish në vëmendje, pikërisht në një periudhë kur ai po përjeton kulmin e karrierës së tij dhe madje po përmendet si kandidat për Topin e Artë. Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 25 shkurt 2023, një ditë para një ndeshjeje të rëndësishme të PSG-së, të cilën Hakimi e humbi. Një grua pretendon se e ka njohur futbollistin përmes Instagramit dhe është dërguar në shtëpinë e tij me një makinë të porositur nga vetë ai. Sipas deklarimeve të saj, Hakimi e ka puthur dhe prekur pa pëlqimin e...