Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hakerët iranianë sulmuan faqen online të Bashkisë Tiranë, AKSK: Izoluam dhe kufizuam përhapjen e ndikimit
Faqja e bashkisë së Tiranës u sulmua nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, thotë se po punohet për rikthimin e faqes funksionale. Hakerët iranianë pretendojnë se jo vetëm kanë rrëzuar faqen online të Bashkisë së Tiranës, por kanë “nxjerrë të dhënat e tyre dhe kanë fshirë serverat e tyre”. Në faqen online të Bashkisë ofrohet edhe shërbimi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, një proces që duhej të përfundonte më 22 qershor, por u pezullua për shkak të sulmit. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë se do informojë së shpejti...