Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit. Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”, që sponsorizohet nga shteti iranian. “Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i njohët si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara”, shkruajn ata në rrjetin Telegram duke fajësuar për situatën “drejtuesit e qeverisë shqiptare”. Sipas njoftimit të tyre me këtë sulm janë ndërprerë shërbimet e “qytetit dhe të trafikut” ndërkohë që paralajmërojnë edhe veprime të tjera....