Hajdutët grabitën dy biznese në Berat, autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre e grabitjeve. Në të dyja rastet, autorët kanë përdorur të njëjtën skemë, duke hyrë me forcë në ambiente dhe duke marrë kasafortat gjatë orëve të natës. Një prej vjedhjeve ka ndodhur në biznesin “Veza e Mëngjesit”, përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, me pronar shtetasin Leonard Fani. Hajdutët kanë shqyer derën kryesore të objektit dhe më pas kanë marrë kasafortën. Rasti tjetër është regjistruar në banesën e shtetasit Lumnir Osoja, pronar i kompanisë “Center Albania”. Edhe këtu autorët kanë hyrë duke dëmtuar derën kryesore dhe kanë marrë kasafortën nga ambientet e banesës. Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat bëjnë me dije se, sipas pretendimeve të depozituara nga vetë biznesmenët...
Burimi:
gijotina.com