Haga zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit edhe për dy muaj

Haga zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit edhe për dy muaj

Gjykata e Hagës vendosi vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë për Hashim Thaçin. Bëhet fjalë për rastin ku ai është akuzuar për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Edhe për tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së u dhe i njëjti vendim. Siç shkruajnë mediat në Kosovë, vendimi është marrë me 11 qershor, me pëlqimin e kryetarit të trupit gjykues, Charles L. Smith. Vendimi vjen pas përfundimit të dhënies së dëshmive nga personat e thirrur nga Prokuroria Speciale. Zyra e kësaj të fundit argumentoi se ekziston rreziku i ikjes dhe dëmtimit të procesit gjyqësor...
Burimi: Sot.com.al