Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Habemus Papam: Zgjidhet Papa i ri, amerikani Robert Prevost i 267-ti në historinë e Kishës
👁2301
Vatikani ka një Papë të ri. Pas katër votimeve, 133 kardinalët kanë zgjedhur pasardhësin e Papës Françesku, duke emëruar papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Bëhet fjalë për amerikanin Robert Prevost i cili do të mbajë emrin Leo XIV. Tymi i parë i ditës, rreth orës 11:50, ishte i zi, duke treguar se nuk ishte arritur një marrëveshje. Por në orën 18:08, tymi i bardhë është ngritur mbi Kapelën Sistine, duke shpallur përzgjedhjen e Papës së ri. Në Sheshin e Shën Pjetrit shpërtheu një ovacion i fuqishëm: rreth 50 mijë besimtarë shpërthyen në emocion, ndërsa kambanat kumbonin me...