“Haaland po shkonte te Bayern! Kërkoi 10 mijë euro në muaj dhe na u duk shumë”

“Haaland po shkonte te Bayern! Kërkoi 10 mijë euro në muaj dhe na u duk shumë”

12 Korrik 2025 16:08 Telesport Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte “në dorë” sulmuesin Erling Haaland, por humbi shansin ta blinte. Ishte viti 2017 kur Gerland punonte si trajner i dytë i skuadrës bavareze. Haaland atë vit mund të transferohej nga Molde për 2,8 mln euro. Bayern refuzoi. “Erling negocioi në Mynih. Ai kërkoi një pagë prej 10 deri në 15 mijë eurosh në muaj. Drejtuesve bavarezë iu duk shumë për një lojtar ende të pazhvilluar”. Eh, sa janë penduar sot!
Burimi: Telesport.al