Gyökeres e ka zgjedhur përfundimisht skuadrën e re! Agjenti i tij shkon në stadium për të ndarë detajet

Gyökeres e ka zgjedhur përfundimisht skuadrën e re! Agjenti i tij shkon në stadium për të ndarë detajet

6 Prill 2025 14:01 Telesport Viktor Gyökeres duket se e ka bërë zgjedhjen për hapin e radhës në karrierë. Pavarësisht se ka oferta dhe opsione pafund, ai do të transferohet tek Arsenali. Mediat angleze raportojnë se agjenti i tij do të jetë në stadium për ndeshjen e Arsenalit me Real Madrid në Champions League. Përflitet se pas ndeshjes ai do të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit londinez, ku do të diskutohen detajet e kontratës. Vlera e sulmuesit është 70 mln euro, shifër të cilën Arsenali është gati ta paguajë.
Burimi: Telesport.al