Gyokeres debuton me humbje, Arsenal mundet në shtëpi nga Villarreal (video)

Gyokeres debuton me humbje, Arsenal mundet në shtëpi nga Villarreal (video)

Viktor Gyokeres ka debutuar me humbje me fanellën e Arsenalit, edhe pse jo akoma në ndeshje zyrtare. Londinezët u mundën në “Emiratës” 2-3 nga Villarreal, në një sfidë miqësore mes dy ekipeve. Sulmuesi suedez i transferuar vetëm pak ditë më parë nga Sporting Lisbon për 73.5 milionë euro në total, e nisi nga minuta e parë dhe luajti për 63 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë në këtë takim. Spanjollët gjetën golin e parë me një ish-lojtar të Arsenalit, Nicolas Pepe, i cili shënoi pas një aksioni të gjatë të ekipit të tij. Në minutën e 33-të, Etta Eyong shënon golin e dytë, pas një veprimi të bukur akrobatik. Londinezët reaguan shpejt dhe ngushtuan shifrat me Christian Norgaard, një tjetër blerje e kësaj vere....