Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit
Fillimi i muajit gusht ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjeve në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Thanës. Shumë emigrantë shqiptarë po kthehen për pushimet verore, ndërsa të tjerë po rikthehen në Greqi ose Maqedoninë e Veriut. Policia Kufitare ka marrë masa për të garantuar kalim sa më të shpejtë e pa vonesa. Në pikën kufitare të Kapshticës lëvizja ka qenë e vazhdueshme, por pa krijuar radhë të gjata apo vonesa të konsiderueshme në përpunimin e dokumentacionit. Ndërkohë, edhe pika kufitare e Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh, kryesisht nga shtetas të...