Guri prehistorik i gjetur në Xhuxhë të Mirditës në mëshirë të fatit- Studiuesit akuza institucioneve

Guri prehistorik i gjetur në Xhuxhë të Mirditës në mëshirë të fatit- Studiuesit akuza institucioneve

Ky është Guri i Xhuxhës, i cili ndodhet prej afro pesë vitesh jashtë ambienteve të Muzeut Kombëtar i mbështjellë me plastmas. Guri, i cili ka dhe shkrime, mendohet se i përket një periudhe prej rreth 35 mijë viteve më parë. Lënia në mëshirë të fatit dhe jo në një Muze ka bërë bashkë studiuesit, të cilët akuzojnë Drejtorinë e Muzeut dhe Akademinë e Shkencave që nuk po i kushtojnë rëndësi të veçantë. “Kërkojnë ti zhbëjnë, ti zhdukin, ti varrosin siç e kanë varrosur këtë Gur të Xhuxhës me shkrimin mbi të si shkrimi më i vjetër në botë. Ta kishte Muzeu i Luvrit apo ai britanik apo shtetet fqinje Greqi dhe Serbi do ta mbanin një kopje në shtëpi të tyre.” Ambjentalisti, Sazan Guri, shprehet...