Guerilla Art Festival dhe politika e murit
Kur qyteti nuk është më sfond, por bëhet vetë vepër arti Ilir Muharremi, kritik i artit Çfarë ndodh kur arti largohet nga galeria dhe vendoset në murin e qytetit? Në pamje të parë, duket sikur përgjigjja është e thjeshtë: qyteti bëhet më i bukur, një fasadë merr ngjyrë dhe publiku përballet me artin pa kaluar nëpër derën e një institucioni kulturor. Por kjo është vetëm sipërfaqja. Arti në hapësirën publike nuk është thjesht zbukurim. Ai prek hapësirën, pronësinë, kujtesën, autoritetin, mënyrën se si ndërtohet imazhi i qytetit dhe, mbi të gjitha, të drejtën për të qenë i dukshëm. Muri nuk është një sipërfaqe neutrale. Ai është territor. Është pjesë e arkitekturës, historisë dhe jetës së përditshme. Kur artisti ndërhyn mbi të, nuk vendos thjesht një...
Burimi:
kultplus.com