Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola mbron Botërorin e Klubeve: I kuptoj kritikat e Klopp, por trajnerët nuk bëjnë kalendarin
Pas deklaratës së bujshme të Jürgen Klopp, i cili e quajti Kupën e Botës për Klube “idenë më të keqe të zbatuar ndonjëherë”, nuk ka vonuar përgjigjja e Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City. Spanjolli ka mbrojtur qëndrimin e tij dhe ka vënë theksin te roli i trajnerëve në këtë situatë. Në një konferencë për shtyp, Guardiola u shpreh: “Ne kemi luftuar së bashku shumë herë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ta lehtësuar disi kalendarin e ndeshjeve dhe për të pasur më shumë cilësi. Kur lojtarët dhe trajnerët kanë pushimin e duhur, cilësia e futbollit përmirësohet”. Duke komentuar fjalët e...