Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola gjen portierin e së ardhmes, kushton 50 mln euro
👁5721
20 Prill 2025 9:50 Telesport Pep Guardiola ka gjetur pasuesin e portierit Ederson. Ky i fundit është në perëndim të karrierës, sidomos sepse ka shumë probleme me dëmtimet. Ederson ka qenë zgjedhja e parë e portës te Manchester City që nga viti 2017, por tani ka ardhur momenti që dikush tjetër të marrë stafetën. The Mirror raporton se drejtuesit e klubit anglez po planifikojnë të transferojnë portierin e Portos, Diogo Costa, i cili ka një klauzolë largimi prej 63 milionë eurosh. Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2027, kështu që City shpreson ta blejë për 50 mln euro.