‘Grushta, shkelma, kudo ishte gjak…’ Dëshmia tronditëse të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është takuar me një prej të studentëve të cilët janë dhunura në mënyrë brutale nga policia e shtetit brenda Ministrisë së Arsimit në ditët e para të protestës. “Isha tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Sapo isha shkëputur nga protesta dhe po shkoja në shtëpi. Më ndaloi një civil dhe më dorëzoi tek një efektiv i Shqiponjave që më shoqëroi brenda ministrisë së Arsimit. Nuk njihnin moshë. Kishte fëmijë 16 – deri në 43 – 45 vjeç. I rrihnin pamëshirë, grushta, shkelma.I thonin fjalë nga më të ndyrat, i poshtëronin. Vendi u bë me gjak kudo, si zonë lufte. Kur mbaruan me dhunën i hodhën ujë, i fshinë dhe dolën normal nga MAS. Asnjëherë nuk i qëllonin në fytyrë...
Burimi:
syri.net