Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi
S&P Global Market Intelligence ka publikuar renditjen më të fundit të bankave me performancën më të mirë në Evropë, ku Grupi OTP ka marrë vlerësim prestigjioz, duke u renditur në vendin e dytë për vitin 2025. Ky vlerësim rikonfirmon pozitën e Grupit OTP si një ndër institucionet më të mira financiare në kontinent.Pas renditjes në vendin e parë në vitin 2024, Grupi OTP ka dëshmuar sërish fuqinë financiare dhe aftësinë për zbatim strategjik, duke ruajtur pozicionin udhëheqës mes 50 bankave më të mëdha, të listuara publikisht në Evropë.“Vlerësimi i vazhdueshëm i Grupit OTP nga S&P Global Market Intelligence, reflekton përkushtimin...