Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Grindje” për pozicionet e ushtrisë në Gaza, Trump pret sërish Netanjahun në zyrën ovale, takim mbi 1 orë
Pas darkës së “Nobelit”, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u kthye sërish në Shtëpinë e Bardhë. Kësaj here në një takim me dyer të mbyllura me presidentin amerikan, Donald Trump. Ata folën në Zyrën Ovale kryesisht për Gazën, ndërsa raportohet se Izraeli dhe Hamasi janë afër sheshimit të dallimeve mbi një marrëveshje për armëpushimin. Netanjahu u largua nga Shtëpia e Bardhë pas më shumë se një ore bisedimesh me Trump, ndërsa nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Megjithatë, bëri këtë adresim në rrjete sociale. “Ne u përqendruam në përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve tona. Ne nuk do të heqim...