Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Italia është përfshirë këtë të premte nga një valë protestash dhe grevash, në kuadër të mobilizimit të përgjithshëm 24-orësh të thirrur nga sindikata USB (Unione Sindacale di Base). Në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve janë organizuar marshime të punonjësve dhe studentëve, ndërsa në disa zona protestat kanë shoqëruar me tensione dhe akte simbolike kundër institucioneve dhe qeverisë. Greva përfshin punonjësit e sektorit publik dhe privat, si dhe personelin shëndetësor, i cili ka ndërprerë punën që nga fillimi i turnit të mëngjesit deri në përfundimin e turnit të fundit të mbrëmjes. Megjithatë, shërbimet minimale shëndetësore dhe urgjencat janë garantuar. Protestuesit kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, kërkojnë përshtatjen e pagave me inflacionin dhe shprehin kundërshtimin ndaj shtimit të shpenzimeve ushtarake. Në mobilizim janë përfshirë edhe...