Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave
Protesta e shoferëve të kamionëve në jug të Italisë, kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kostove të transportit, po shkakton ndërprerje të furnizimeve dhe po vë në rrezik prodhimin e makaronave. Sipas Reuters, bllokimi i rrugëve, autostradave dhe porteve ka sjellë gjithashtu mungesa të produkteve ushqimore në disa zona të vendit, si dhe radhë në pikat e karburantit. Prodhuesi i makaronave Rummo, me seli në rajonin e Kampanias, njoftoi të martën pezullimin e prodhimit për shkak të mungesës së lëndëve të para. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Cosimo Rummo, vështirësi të ngjashme po përballojnë pothuajse të gjithë prodhuesit e mëdhenj të makaronave në rajonin fqinj të Pulias. Këto dy rajone, së bashku me Sicilinë, përbëjnë qendrat kryesore të prodhimit të makaronave në Itali. Rummo...
Burimi:
javanews.al