Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro
Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike që synon rritjen e të ardhurave të pensionistëve, punonjësve të sektorit privat dhe nëpunësve civilë. Masat pritet të zbatohen gradualisht gjatë viteve të ardhshme. Një nga ndryshimet kryesore është ndihma vjetore prej 400 eurosh për pensionistët, e cila do të jepet në mënyrë të përhershme çdo nëntor, duke nisur nga nëntori 2026. Sipas planit të qeverisë, numri i përfituesve do të zgjerohet në rreth 2.2 milionë pensionistë, pasi hiqen kriteret që lidhen me të ardhurat dhe pasurinë. Kushti kryesor do të jetë mosha, me përfituesit që duhet të jenë të paktën 65 vjeç. Shuma e bonusit është rritur nga 300 në 400 euro, duke iu afruar nivelit të pensionit kombëtar, i cili aktualisht është rreth...
Burimi:
javanews.al