Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Greqia po përvëlohet, temperaturat priten të shkojnë në 43 gradë nën hije/ Meteorologët: Ja kur i nxehti arrin kulmin
Pas shumë ditësh me temperatura përvëluese mbi 40 gradë Celsius në qershorin e dytë më të nxehtë prej vitit 2010 bashkë me atë të vjetshmin, meteorologët grekë paralajmërojnë për një valë të re të nxehti prej fundit të kësaj jave dhe ditëve në vazhdim. Sipas tyre gjatë javës që vjen pritet një rritje e shpejtë e temperaturave, me termometrin që do të arrijë – në shumë zona – deri në 43 gradë Celsius. Pavarësisht se kjo valë e të nxehtit do tërhiqet nga Evropa Qendrore në 24 orët e ardhshme, Greqia do të gjendet sërish nën ndikimin e masave ajrore...