Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Greqia përballet me zjarre të frikshme, evakuohen banorët në disa zona
Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në katër vendbanimeve aty pranë. Të ndihmuar nga tetë avionë, pesë helikopterë, 90 zjarrfikës u dislokuan në zonën Palaia Foakaia në tentim për të shuar zjarrin që u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke djegur shtëpi. Ende është e paqartë sesa shtëpi janë djegur në këtë zonë. Televizioni grek shfaqi një helikopter duke hedhur ujë, teksa shtëllunga të mëdha tymi shiheshin në mbarë zonën....