Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 euro bonus për administratën dhe pagë minimale 1,000 euro
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar një paketë të gjerë masash ekonomike dhe sociale gjatë fjalimit të tij në Qendrën e Konferencave “Vellidio”, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut (DEO). Fjalimi nisi me një minutë heshtje në nderim të dy pilotëve të Forcave Ajrore Greke, të cilët humbën jetën ditën e sotme pas rrëzimit të një avionic luftarak Phantom në Tanagra. “Mendimet tona janë me familjet e dy pilotëve”, deklaroi Mitsotakis, duke theksuar se shteti, në koordinim me kryetarin e Parlamentit, do të qëndrojë pranë familjeve të viktimave. Më pas, kryeministri prezantoi atë që e cilësoi si udhërrëfyesin për vitin 2027, me një plan masash që synon rritjen e të ardhurave dhe lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët. Masat për profesionistët dhe bizneset e...
Burimi:
vizionplus.tv