Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Greqia miraton ligjin e ri për azilin: Emigrantët do të rikthehen direkt në vendin e origjinës
Parlamenti grek ka miratuar amendamentin për pezullimin e kërkesave të emigrantëve për azil për tre muaj. Me 177 vota pro dhe 74 kundër, ky projektligj u lejon autoriteteve të riatdhesojnë në mënyrë të menjëhershme emigrantët e paligjshëm, pa ndonjë proces paraprak identifikimi. Ky vendim është pritur me kritika nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar të paligjshëm. Edhe grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë Greqinë se po i dëbon me forcë azilkërkuesit. Këtë vit, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian tha se po shqyrtonte 12 raste të shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut, gjë e cila...