Greqi/ Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

Greqi/ Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

Policia greke ka kryer një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3,700 pasaporta të falsifikuara. Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke. Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3,700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50,000 euro cash. Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma...
Burimi: Top-Channel.tv