Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqi/ Tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter në Mesinia
👁8402
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter u regjistrua ditën e stome në Greqi, në rajonin e Peloponezit me epiqendër qytetin e Mesinisë. Sipas burimeve, thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 33.7 kilometra, duke treguar një lëvizje sizmike të mesme në thellësi. Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet greke po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët të qëndrojnë vigjilentë për lëkundje të mundshme pasuese. Syri.net-CNN.gr