No Image Available

Greqi, Mitsotakis bllokon hetimin ndaj ministrave për mashtrim masiv me fondet bujqësore të BE-së

Ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë greke dyshohen për bashkëpunim në një mashtrim masiv të ndihmës bujqësore për të mashtruar Bashkimin Evropian me qindra miliona euro. Por, pavarësisht se janë emëruar si të dyshuar nga prokurorët evropianë, ata ka të ngjarë t’i shpëtojnë drejtësisë sepse kryeministri Kyriakos Mitsotakis po bllokon një hetim të plotë. “Greqia në vitin 2025 nuk ka nevojë për skandale, por për të vërteta”, tha Mitsotakis në parlament javën e kaluar, në një përpjekje për të justifikuar atë vendim. “Ne kërkojmë një zgjidhje përfundimtare për problemin.” Rasti ofron prova dënuese se — pas tre paketave të shpëtimit dhe një krize financiare që zgjati më shumë se një dekadë — Greqia ende nuk e ka pastruar kalbësinë.  Zyra e Prokurorit Publik Europian...