Greqi/ Kristo Hasa nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia e Amaliadës

Greqi/ Kristo Hasa nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia e Amaliadës

Në një ceremoni të zhvilluar në Qendrën Kulturore Multifunksionale të Amaliadës, Bashkia e Elidës nderoi piktorin Kristo Defrim Hasa me titullin “Qytetar Nderi”, duke vlerësuar 33 vitet e tij të shërbimit dhe kontributit të vyer në jetën kulturore të qytetit.Amfiteatri ishte i mbushur me përfaqësues të autoriteteve lokale, organizatave kulturore dhe qytetarë të lidhur me artistin, të cilët vlerësuan punën e tij të palodhur për komunitetin. Ndër të pranishmit ishte edhe Kryebashkiaku i qytetit të Gramshit në Shqipëri, Besian Ajazi, Nënkryetarja e Bashkisë Pineos, Vanta Kontouli, përfaqësues nga Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Emigranti”, si dhe figura të tjera të rëndësishme...
Burimi: Diasporashqiptare.al