“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta
Një deklaratë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka shkaktuar reagime të forta në Itali, madje edhe nga Kisha Katolike. Gjatë një konference, Tajani u pyet se çfarë këshille do t’i jepte djalit të tij për zgjedhjen e bashkëshortes. Ai tha se do të preferonte një grua më pak tërheqëse, por më të besueshme dhe të aftë për të qenë një nënë e mirë. Më tej, ministri tha se një grua e tillë mund të ishte ajo që “vesh funde pak më të gjata se të tjerat”. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe nga politikane italiane, disa prej të cilave publikuan foto me minifunde në shenjë proteste.
Burimi:
javanews.al