Granit Xhaka rikthehet në Premier League e vesh fanellën e Sandërlendit, elzhe për Dakun në Rusi

Granit Xhaka rikthehet në Premier League e vesh fanellën e Sandërlendit, elzhe për Dakun në Rusi

Adriatik BALLA Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, do të kthehet në Premier League angleze. Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij te Sanderlandi nga Bajer Leverkuseni. Xhaka transferohet për 20 mln euro. Ai do të firmosë për tri vjet me skuadrën e kthyer në Premier League. Xhaka që në fund të kampionatit të kaluar dha shenja se do të largohet nga Leverkuseni. Fillimisht ishte përfolur kalimi te Milani në Itali. Më pas u raportua për kalim te Juventusi e Interi, por pa asnjë zhvillim konkret. Në lojë hyri skuadra arabe Neom, që megjithatë refuzoi të paguante 20 milionë...