Granit Xhaka mbetet jashtë grumbullimit të Zvicrës, është nën hetim: Ishte një gabim, më vjen keq
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka mbetur jashtë grumbullimit të skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa ndaj tij është hapur një procedurë penale në Zvicër lidhur me një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19. Prokuroria e Lucernit po heton dyshimet se Xhaka ka përdorur një certifikatë të falsifikuar ose të lëshuar në mënyrë të parregullt. Vetë Xhaka në një reagim, shkruan se gjatë pandemisë së Covid-19 kishte blerë një certifikatë vaksinimi. Xhaka ka pranuar se në atë kohë kishte pasur dyshime dhe pasiguri të mëdha rreth vaksinës kundër Covid-19. Deklarata e plotë e Xhakës Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë dëshiroj të pronocohem personalisht. Lidhur me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha...
Burimi:
kohajone.com